Telegrafi

Shitja e mallrave në Facebook e arrin atë të faqeve të internetit?

Ky konstatim vjen nga raporti i Webtrends, i cili quhet “The Effect of Social Networks and the Mobile Web on Website Traffic and the Inevitable Rise of Facebook Commerce.”

Në raportin e saj, Webtrends e barazon sasinë e mallrave të shitur nga faqet e internetit, me shitjet që vijnë nga rrjeti më i madh social në botë, për momentin. 

Sidoqoftë, sipas analizave të Webtrends dhe Adggregate Markets thuhet se faqet zyrtare të kompanive në Facebook që nuk shesin mallra dhe shërbime po humbasin trafik, në krahasim me ato që e bëjnë një gjë të tillë. / Telegrafi /