Site icon Telegrafi

​Shitja e drurëve për dimër, blerësit ankohen për çmime të larta

Çmimet e drurëve për stinën e dimrit këtë vit në Prishtinë kanë shënuar rënie. Ato variojnë nga 55 deri në 60 euro, ndërsa gjatë vjeshtës së kaluar ishte deri në 80 euro.

Megjithatë, blerësit ankohen se çmimi i drurëve është ende i lartë dhe se shitësit po manipulojnë me sasinë e drurëve që ata shesin. Në anën tjetër, shitësit e drurëve thonë se interesimi ka rënë pasi qytetarët po përdorin kondicionerët për ngrohje.

Çmimet e drurëve për stinën e dimrit këtë vit në Prishtinë kanë shënuar rënie. Ato variojnë nga 55 deri në 60 euro, ndërsa gjatë vjeshtës së kaluar ishte deri në 80 euro. Megjithatë, blerësit ankohen se çmimi i drurëve është ende i lartë dhe se shitësit po manipulojnë me sasinë e drurëve që ata shesin. Në anën tjetër, shitësit e drurëve thonë se interesimi ka rënë pasi qytetarët po përdorin kondicionerët për ngrohje.

Qytetari Ruzhdi Mulolli ankohet se për çmimin e lartë të drurëve dhe se shitësit po manipulojnë me masën e drurëve që ata shesin.

“Nuk doli të jetë një metër, as lart, por edhe për së gjati rrallë ndonjë, nuk ka. Edhe t’i matësh prej së larti, askund nuk është metër, as 80 centimetra jo, 65 euro apo 60 euro, më lirë nuk ka. Edhe nuk i palosin mirë. U vendosin drurë poshtë e po i vendosin lart, hile në të gjitha anët, por çfarë të bëj. Vitin e kaluar kanë qenë 53 euro ose 50 euro…Edhe po i ngritin çmimet edhe nuk po i bëjnë me metër. Me qenë metër e ka hallall edhe paranë, por nuk e kanë hallall asnjë se të gjithë bëjnë hile. A i bletë sot drunjtë? Jo, se i kam blerë më herët disa nga 50 euro…Ja, metrin me vete e kam pasur, as 80 centimetra nuk ishin aty ku i kam matur”, tha Mulolli.

Edhe qytetari tjetër Xhafer Shala ankohet për çmimin e lartë të shitjes së drurëve.

“Për çka ke ardhur sot këtu? Për drurë. I kam blerë. Sa metra i keni blerë? Gjashtë metra. A ju duken shtrenjtë? Po, m’u duken, por çfarë të bëj. Sa ishte metri i drurëve? 60 euro, metri. A keni shikuar diku tjetër nëse janë më lirë?…Si jo, si nuk janë shtrenjtë. Sa do të kishte me qenë çmimi i përballueshëm sipas juve? 50 apo më së shumti 55 euro, 60 është pak lart, por çfarë të bëj. A ju mjaftojnë 6 metra drurë për këtë dimër? Mjaftojnë, edhe pak me rrymë, pak me drurë”, tha Shala.

Ndërkaq, Xheladin Qerimaj thotë se është përgatitur për stinën e dimrit dhe se ka blerë drurë pavarësisht çmimit të lartë të tyre.

“Unë kam dalë për të blerë për nevoja të mia familjare. Metri kushton 60 euro, drurë të thatë bung, plus çarja, del diku 62 ose 63 euro. Sa i keni blerë sot? Nëntë metra. Sa të kushtuan? Nëntë metra më kushtuan 560 euro. A po iu duken shtrenjtë? Janë dhe nuk janë shtrenjtë. Vitin e kaluar kanë qenë më shtrenjtë se këtë vit. Nuk dalin këto, por pak ia ndihmoj me ngrohje qendrore pak me drurë, se rryma është më shtrenjtë”, tha Qerimaj.

Shitësit e drurëve tregojnë se këtë vit ka rënë dukshëm interesimi i qytetarëve për blerjen e tyre.

Enver Halili thotë se këtë sezon shitja e drurëve ka shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar dhe janë detyruar t’i ulin çmimet.

“Sa është këtë vit metri i drurëve? Është nga 65 euro deri në 55, varet nga modeli i drurëve. Këto më të trashat janë 65 euro, më të hollat janë 60 dhe 55 euro. Vitin e kaluar më shtrenjtë kanë qenë, diku deri në 80 euro ka qenë metri. Këtë vit i kanë blerë klimat. Po t’i krahasosh me vitin e kaluar a ka pasur më shumë interesim për t’i blerë drunjtë? Po, ka pasur. Ndoshta sivjet këtu diku 40 për qind më dobët se vitin e kaluar”, potencoi Halili.

Edhe një shitës tjetër, i cili dëshiroi të mbetet anonim tha për KosovaPress se po hasin në vështirësi për gjetjen e punëtorëve për prerjen e drurëve.

“Metri është 60 euro i drurëve të prerë. Interesimi është i njëjtë si gjithmonë. Ky çmim ka qenë edhe vitin e kaluar. 60 euro kanë qenë vinin e kaluar, 60 euro janë edhe sivjet. A keni menduar t’i lironi siç po flitet se në disa vende janë 55 euro? 55 ne nuk po gjejmë, nuk e di. Ne i kemi kështu. A po gjeni punëtorë për të kryer prerjen dhe çarjen e drurëve? Punëtorë ka shumë pak. Gjithkush punon për vete këtu, nuk ka punëtorë. I shesim nga 10 metra në muaj ose në dy javë”, tha ai.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen përmes së cilës rreth 10 mijë familje do të subvencionohen për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Exit mobile version