Shtëpia me 278.60m² në lagjen Sofalia në Prishtinë është vënë në shitje. Me një sipërfaqe të bollshme dhe moderne kjo shtëpi është e përshtatshme për familje të mëdha.
Shtëpia ka një përdhes me 69.15m² ku gjendet një dhomë gjumi, banjo, terrasa si dhe oborri i parë i shtëpisë. Kurse, kati i parë ka 108.81m² në të cilën përfshihen tri dhoma gjumi dhe dy banjo.
Pjesa kryesore e shtëpisë është në katin e dytë që ka 100.64m², kjo sepse ky kat përfshinë erëmbrojtësin, kuzhinën, tryezarinë, qëndrimin ditor, WC dy tarrasa si dhe oborrin e dytë.
Kjo shtëpi është ideale për të filluar një jetesë moderne në një nga lagjet më të qeta të Prishtinës, si dhe me te gjitha lehtësitë përfshirë edhe pakun afër.
SHTËPIA NË SHITJE
Sipërfaqja: 278.60m²
Katër dhoma gjumi
Tre tarrasa
Tre banjo
WC
Qëndrimi ditor
Tryezaria
Erëmbrojtësi
Shpallja: ID-239
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Nr.tel: 048 90 90 90
E-mail: realestate@telegrafi.com