Telegrafi

Shitet bolidi i Michael Shcumacherit

Bolidët e Formulës 1 nuk gjenden shpeshherë në shitje, sidomos ata që janë vozitur nga kampionët siç është Michael Schumacher.

Mirëpo, koleksionarët e pasionuar tani mund ta kenë njërin prej tyre. Bolidi Benetton B-191 për herë të parë në garë u paraqit në vitin 1991, në Shpërblimin e Madh të San Marinos.

Tre vjet me radhë u vozit nga Roberto Moreno, e pastaj e mori Nelson Piquet. Në atë kohë, Schumacher ishte në fillim të karrierës, por po atë vit e pati rastin të drejtojë një B-191, ndërsa një vit më vonë u transformua në B191B.

Në vitin 1992 kaloi në muze, por në vitin e kaluar u restaurua plotësisht. Bolidi do të shitet në aukcionin “Bonhams Spa Classic”, që do të mbahet më 21 maj në pistën “Spa Francorchamps” të Belgjikës. Pritet që çmimi i shitjes të jetë ndërmjet 750.000 e 950.000 euro./Zëri/