Telegrafi

Shitën bileta 17 mijë euro, klubi do t’i përjashtojë përgjithmonë

Leicester City ka paralajmëruar përjashtimin e një grupi tifozësh, të cilët kanë ofruar bileta ‘online’ për 18 milionë euro.

Biletat, të cilat normalisht e kanë çmimin nga 27 euro deri 60 euro, kanë dalë online me çmime të pabesueshme.

Mësohet se disa bileta kishin një çmim vërtet marramendës, 17 mijë eurove.

Në një deklaratë zyrtare, Leicesteri bën me dije se “klubi ka detyrën për t’u kujdesur për mbështetësit e tij dhe po punon me kujdes për të shmangur shitjen e biletave në treg të zi apo online”.

“Dhelprat” po shkojnë drejt titullit të parë në 132 vite histori, ndërkohë që janë në krye të Premier Ligës më tetë pikë diferencë më Totenhemin e vendit të dytë. /Telegrafi/