Site icon Telegrafi

Shillova flet për lëndimin e pësuar: Nuk e di nëse mund të luaj në ndeshjen e kthimit

Prishtina ka marrë një tjetër goditje pas barazimit 1-1 në shtëpi përballë St Joseph’s në ndeshjen e para kualifikuese të rundit paraeleminar në Ligën e Evropës.

Kryeqytetasit janë bërë me dhimbje koke pas lëndimit të Alban Shillovës që debutoi me fanelën e bardhekaltëve.

“Bëra maksimumin për të shënuar, por nuk ia dola. Për fat të keq e pësova atë dëmtim në gju dhe nuk e di ende saktësisht gjendjen”, deklaroi Shillova për RTK.

“Do të bëjë testet mjekësore dhe më pas do të dihet nëse mund të luajë në ndeshjen e kthimit apo jo”, shtoi ai.

Prishtina s’do të ketë në dispozicion as dy qendër-sulmuesit tjerë, Ahmet Jonuzi dhe Basid Khalid.

Kryeqytetasit do të kërkojnë kalimin në raundin e parë të Ligës së Evropës më 2 korrik në ndeshjen e kthimit në Gjibraltar. /Telegrafi/

Exit mobile version