Klubi basketbollistik Peja ka shënuar fitore të madhe ndaj Sutjeskas në palestrën Karagaçi me rezultat 76-74 pas vazhdimit të parë.
Në fakt, skuadra pejane është dashur shumë të djersitet për të arritur deri te fitorja në Ligën Ballkanike.
AlbanVeseli shënoi një trepikësh në sekondat e fundit të ndeshjes, e cila i solli edhe triumfin e tretë ‘Shqiponjave’ në BIBL.
Gjithashtu Veseli ishte edhe basketbollisti më efikas te vendasit duke regjistruar “double-double” prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve. /Telelgrafi/