Site icon Telegrafi

Shikoni transformimin që i kanë bërë veturës më të famshme të komunizmit në Pogradec (Foto)

“BEIJING BJ212” e njohur në Shqipëri “BÇ”-ë, është një prej makinave më të famshme të Shqipërisë së epokës komuniste, madje një prej ikonave të komunizmit në rrugë.

Ajo ka shëtitur rrugët e vendit për të paktën 50 vite dhe akoma syri mund të të kapë tek-tuk ndonjë ekzemplar të mbetur, që tani më tepër përdoren nga koleksionues apo të apasionuar pas makinave të vjetra, shkruajnë mediat shqiptare.

E “Albanian Transport” ka sjellë foto nga restaurimi më i arritur për këtë model, “BEIJING BJ212”, përfshirë edhe ngjyrën.

“Përshëndetje Servis Kolasi!”,- është komenti në këtë faqe që i referohet servisit që ka restauruar këtë ‘BÇ’-ë me targa Pogradeci.

Exit mobile version