Vetë aktorja në disa raste thekson se e ëma gjithmonë i ka qenë mikja më e mirë
Angelina Jolien shumica e konsiderojnë femrën më të bukur në botë. Shikimin e saj shpesh e quajnë shikim “maceje”, ndërkaq përfundimisht buzëqeshja e saj është simbol hollywoodian, transmeton Telegrafi.
Kirurgët plastikë thonë që femrat më së shpeshti dëshirojnë që kirurgjia t’ua bëjë buzët dhe formën e syve si të Angelina Jolie.
Mirëpo, shumica nuk e dinë që Angelina Jolie i ngjason së ëmës së ndjerë, Marcheline Bertrant, nga e cila ka trashëguar të njëjtin shikim, por edhe të njëjtin qëndrim.
Po të ishte gjallë, Marcheline sivjet do t’i mbushte 69 vjet.
E ëma e Angelinës gjithashtu ka qenë aktore, mirëpo karrierën e ka lënë anash për shkak të familjes dhe fëmijëve. Ka vendosur të bëhej nënë e mirë dhe bashkëshorte shembullore.
Kur ishte 21 vjeç, Marcheline u martua dhe lindi djalin James, ndërsa dy vjet më vonë vajzën Angelina. Ajo e kuptoi që ishte shumë e vështirë për t’u përballuar me karrierën e saj të filmit dhe kujdesin e fëmijëve të vegjël, kështu që vendosi t’i përkushtohej familjes.
Sidoqoftë, martesa me Jon Voight, nuk i solli fat aktores së re. Ajo zbuloi se ai po e tradhtonte, kështu që ajo bëri kërkesë për divorc kur djali i saj ishte pesë vjeç, ndërsa vajza tre vjeç.
Në moshën 52 vjeçe, ajo u martua me Tom Besamra, me të cilin jetoi në një martesë të lumtur për gati shtatë vjet, derisa vdekja i ndau.
Për gati tetë vjet, Marcheline luftoi me kancerin, dhe pas një lufte të vështirë, ajo ndërroi jetë në vitin 2007 nga kanceri i vezoreve.
Në vitin 2008, Angelina dhe Brad Pitt marrin vajzën Vivienne Marcheline Jolie-Pitt, sipas emrit të gjyshes së tyre të ndjerë.
/Telegrafi/