Telegrafi

Shikoni se çfarë do të merrni nëse kërkoni Googlein për këtë barazi!

Kopjoni:

sqrt(cos(x))*cos(500x)+sqrt(abs(x))-0.7)*(4-x*x)^0.01, sqrt(6-x^2), -sqrt(6-x^2) from -4.5 to 4.5

dhe kënaquni me rezultatin. Një vërejtje duhet bërë, e ajo është se barazia nuk do të punoj në Internet Explorer, por do të punoj pa problem në Firefox dhe Chrome.

Nëse ju pëlqeu me të vërtetë, atëherë po ju tregojmë edhe një detaj të vogël me të cilin mund të luani, e ai është pjesa e barazisë që thotë “cos(300x)” e cila është e ndryshueshme kështu që nëse shënoni, për shembull “500”, zemra do të duket më e zgjatur.

Në të vërtetë mund të luani edhe me pjesët e barazisë cos(x) dhe abs(x) duke shënuar numra të ndryshëm. Zemrën nuk do ta fitoni kështu por ndoshta paraqitet ndonjë formë tjetër interesante.

Dashuria dhe matematika pra siç shihet shkojnë mirë njëri me tjetrin.