Telegrafi

Shikoni reklamën e Nike për Euro 2016, nuk e besoni çka i ndodhë CR7 (Video)

Cristiano Ronaldo është protagonist në reklamën e re të Nike për Euro 2016.

Por, për dallim nga nga herat tjera, tash Nike ka realizuar një film të shkurtër.

Gjatë një ndeshje të portretizuar, Ronaldo përfundon në publik ku goditet me një prej fëmijëve anglez që bart topat.

Pas kësaj përplasje, ky fëmijë merr aftësitë e Cristiano Ronaldos, ku nga futbolli amater vazhdon të ngritet si futbollist me aftësitë e Ronaldos, shkruan Telegrafi.

Futbollisti fiktiv me mbiemrin “Lee” arrin deri në atë pikë kur takohet me atë të cilit ia mori aftësitë në ndeshjen Portuguali – Angli.

Ronaldo dhe Lee në një duel përplasen fuqishëm në këtë ndeshje, ku më pas Ronaldos i kthehen aftësitë e tij dhe ndeshja vazhdon në mënyrë normale.

Shikoni këtë reklamë fantastike nga Nike: