Performanca e Anglisë ndaj Islandës nuk ishte aspak e pëlqyeshme, pasi Tre Luanët u përjashtuan nga ‘Euro 2016’.
Steve McClaren dikur konsiderohej njëri prej përzgjedhësve më të këqij të kësaj përfaqësuese, por këtë epitet ia mori Roy Hodgson.
Ish-trajneri i Anglisë ishte duke folur për Sky Sports dhe po e lëvdonte skuadrën për lojën që po bënte, gjatë kohës kur rezultati ishte i barabartë (1-1).
Mirëpo, fytyra e tij ndryshoi kur Islanda e shënoi golin e dytë që në fund rezultoi i fitores.
55-vjeçari ka qenë në dy raste asistent-trajner i Anglisë (2000-2002 dhe 2004-2006), ndërsa e ka udhëhequr në periudhën 2006-2007. /Telegrafi/
https://twitter.com/FourFourTweet/status/747553869555630081