Site icon Telegrafi

Shikoni rastet e diskutueshme të ndeshjes së kurdisur Prishtina-Drita (Video)

Drita e kishte mposhtur Prishtinën 1:0 në stinorin pranveror të kampionatit të kaluar, në duelin ku të dyja skuadrat po luftonin për t’i shpëtuar mbijetesës.

Pikërisht për këtë ndeshje, gjyqtari kryesor Bajram Gashi në videon e publikuar nga IndeksOnline, mburret me atë se si kishte mjaftuar vetëm një telefonat e një zyrtari të Dritës, që ai ta ndihmonte skuadrën gjilanase.

Lexo po ashtu Bajram Gashi rrëfehet për videon skandaloze dhe dëmtimin ndaj Prishtinës

Ndeshja në fjalë u fitua 1:0 nga Drita, ndërsa në videon e mëposhtme të emisionit 2 me 1 në RTV 21, shihet penalltia, për të cilën Gashi thotë se nuk ia akordoi Kreshnik Lushtakut, atëkohë, lojtar i Prishtinës.

Çuditërisht, analisti i RTV 21, Vehbi Brahimi, mohon të jetë penallti, përkundër se panelistët tjerë mendonin të kundërtën.

Exit mobile version