Site icon Telegrafi

‘Shikoni kush ka arritur në Carrington’ – Ronaldo përfshihet në stërvitjet e para te Unitedi

(Foto: Twitter/Manchester United)

Cristiano Ronaldo e ka kaluar ditën e tij të parë në fushën stërvitore Carrington që prej rikthimit te Manchester Unitedi.

Superylli portugez u largua nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për t’u kthyer në Old Trafford, ndërsa pas suspendimit me Portugalinë për shkak të kartonëve të verdhë, ka udhëtuar më herët drejt Mançesterit.

36-vjeçari ka qëndruar për pesë ditë në karantinë me rastin e arritjes në Angli, ndërsa sot (e martë) është takuar me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe disa nga bashkëlojtarët e rinj.

Kujtojmë që Ronaldo e shndërroi veten në një legjendë të Djajve të Kuq gjatë qëndrimit të parë (2003-2009) duke fituar tre tituj të Ligës Premier dhe një të Ligës së Kampionëve, ndërsa shënoi 118 gola gjatë asaj periudhe.

Lexo po ashtu Man United planifikon mirëseardhje speciale për kthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford këtë të shtunë

CR7 pritet të debutojë në fundjavë ndaj Newcastle United, ndërsa tashmë ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Manchester United)

 

(Foto: Twitter/Manchester United)

 

Exit mobile version