Telegrafi

Shikoni me kujdes pjesën midis GISHTAVE TË KËMBËVE! Mund t’ju shpëtojnë jetën

Hapësira midis gishtave të këmbëve shpesh injorohet, për shkak se është larg syve. Mirëpo, mund të jetë shumë e rrezikshme nëse atë hapësirë nuk e kontrollojmë rregullisht. Ja përse

Me siguri keni menduar që fjala është për shkaqe higjienike. Mirëpo ekziston edhe një shkak shumë më i rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Hapësirën midis gishtave të këmbëve është e nevojshme kohë pas kohe ta kontrollojmë për shkaqe shëndetësore.

Të gjithëve ju është e njohur që disa lytha mund të jenë kancer potencial, përkatësisht melanomë.

Ai kancer nuk është kurrfarë problemi nëse vërehet dhe intervenohet me kohë, gjë që nuk paraqet kurrfarë problemi kur është në zonën e hapur të trupit, mirëpo kur është larg sysh, mund të mos e vërejmë.

Melanoma e këtillë mund të zhvillohet madje edhe të rrezikojë jetën.

Prandaj, rregullisht kontrolloni hapësirën midis gishtave, a ka ndonjë puçërr apo ndonjë gungë të vogël dhe shikoni mirë a është shfaqur ndonjë lyth dhe si po zhvillohet.

Nëse vëreni ndryshime të cilat më shumë i ngjajnë melanomës, shkoni pa vonesë te mjeku për t’u kontrolluar. /Telegrafi/