Telegrafi

Shikoni çfarë i ndodh Rooneyt në stërvitje – shpreson mos ta ketë parë Mourinho (Video)

Wayne Rooney nuk ia ka kaluar mirë në stërvitje me Manchester Unitedin dhe do të shpresojë që të mos e ketë parë Jose Mourinho.

Duket se futbollisti anglez akoma është shumë prapa me kondicion pas pushimeve.

Ai ishte njëri ndër lojtarët me paraqitjet e dobëta në ‘Euro 2016’, ndërsa forma e dobët i ka vazhduar edhe në stërvitje.

Shikoni videon kur atij ia kanë futur topin nën këmbë, fillimisht Memphis Depay e pastaj edhe Daley Blind. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6gcTeXrCK8k