Kevin Hart është thuajse në çdo vend këto ditë – zakonisht afër Dwayne ‘The Rock’ Johnson. Nga filmi ‘Central Intelligence’ i këtij viti, e deri te ‘Jumanji’ i viti të ardhshëm, këta dy aktorë janë bërë thuajse të pandashëm.
Johnson e ka shprehi t’i postojë në rrjetin social Instagram rutinat e tij të fitnesit. Postimet e tij janë të mrekullueshme dhe inspiruese – por mos e lini mënjanë Kevin Hgartin. Edhe ai mund t’ju shërbejë si motivim përmes internetit, transmeton Telegrafi.
E këtë më së miri e dëshmon videoja me ushtrime të cilën ai e ka postuar në Instagram para pak dite.
Në video, Hart performon ushtrime si ‘foot drills’, pompa, ngritje në hekur etj. /Telegrafi/