Një studimi i realizuar nga Medical Research Council në Britani të Madhe, tregon se rreth 8% më pak njerëz do të vdisnin nga sëmundjet e zemrës nëse do të shikonin sa më pak televizor (një orë në ditë).
Ky studim, në të cilin janë përcjellë 13.197 meshkuj, ka treguar se shikimi i televizorit dukshëm kishte rritur rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
“Trupi ynë nuk është i ndërtuar që të qëndrojë ulur për periudha të gjata kohore dhe duhet të dimë se shikimi i televizorit, rrit shanset për t’u sëmurë nga ndonjë sëmundje e zemrës”, thonë autorët e studimit. /Telegrafi/