Telegrafi

Shijoni katër golat e Lewandowskit të shënuar brenda 14 minutave ndaj Crvena Zvezdas, nota 10 për sulmuesin polak

Robert Lewandowski po e zhvillon sezonin e jetës, duke shënuar pothuajse në çdo ndeshje.

Ai arriti edhe në ndeshjen e sotme të shënojë katër herë në Beograd ndaj Crvena Zvezdas.

Madje këto gola arriti t’i shënojë vetëm brenda 14 minutave dhe të gjitha në pjesën e dytë.

Nuk është hera e parë që sulmuesi e bën këtë, pasi edhe më parë kishte shënuar katër herë.

Ai u vlerësua me notën më të lartë 10 për paraqitjen e sotme.

Me këto katër gola, ai ka arritur në kuotën e 10 golave në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/