Borussia Dortmund po fiton ndaj Schalke 04 me rezultat 3-0, ndërsa njëri nga golat u shënuar nga Erling Haaland.
Fillimisht ishte Jadon Sancho ai i cili realizoi në portën e skuadrës vendase, në minutën e 42-të.
Tre minuta më pas Haaland tregoi edhe një herë tjetër cilësitë e tij. Me një lëvizje akrobatike goditi topin dhe goli i tij po bën xhiron e botës, pasi ishte i shkëlqyeshëm.
Raphael Guerreiro e ka shënua golin e tretë në ndeshjen që ende po vazhdon. /Telegrafi/
😱😱😱Waawo Erling Haaland out of this world pic.twitter.com/rq8PRl7WpD
— OWUSU BEMPAH MICHAEL (@owusutiago) February 20, 2021