Telegrafi

Shijojeni golin e parë të James Rodriguez në Ligën Premier me fanellën e Evertonit

James Rodriguez (Foto: Nick Potts - Pool/Getty Images)

James Rodríguez sot shënoi golin e parë në Ligën Premier në fitoren 5-2 të Evertonit kundër West Bromwich Albion.

Mesfushori, i cili filloi nga minuta e parë për ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, shënoi për 2-1, në një ndeshje që u fitua nga Evertoni 5-2.

 

Ai që shkëlqeu në këtë takim ishte sulmuesi i ri anglez Dominic Calvert-Lewin që shënoi het-trik.

Një gol e shënoi mbrojtësi Michael Keane.

James e ka gjetur vetën shumë mirë te Evertoni, që tashmë në dy ndeshje kanë marr gjashtë pikë. /Telegrafi/