Sot (11 tetor) është Dita Ndërkombëtare e Vajzave dhe më shumë se në çdo ditë tjetër, festohen arritjet dhe potencialet që secila prej nesh mbart
Meghan Markle, e cila është marrë gjatë me të drejtat e grave, orë më parë postoi një video në Instagram-in zyrtar të çiftit mbretëror.
Pas gjithë fjalimit, sytë do t’ju mbesin tek Meghan Markle 11-vjeç!
“Dukesha e Sussex-it prej shumë kohësh i ka dalë në mbrojtje të drejtave të grave dhe ka qenë gjithnjë kundër reklamave seksiste, gjë që ndryshoi më vonë. Pavarësisht statusit, moshës apo çdo gjëje tjetër, ti ke fuqinë të ndikosh!”- shkruhej në përshkrimin e videos.
Videoja nis me princeshën që mban fjalim gjatë udhëtimit të saj në Cape Town: “Vizualizoni versionin më të mirë të vetes dhe tregojani botës. Për të gjitha vajzat që po e lexojnë sot këtë, kjo është për ju!”
Si fillim, nga videoja kuptohet me sa pasion i del Meghan në mbrojtje të drejtave dhe fuqisë së gruas. Dhe së dyti, a nuk dallohet që në sytë e saj prej 11-vjeçareje që do të kishte një të ardhme të ndritur (prej princeshe ose jo)?!
“Nëse shihni diçka që s’ju pëlqen apo që ju bën të ndiheni të ofenduar qoftë në televizion ose jo, shkruani letra dhe dërgojuani njerëzve të duhur! Ky mund të jetë një ndryshim, jo vetëm për j,por për shumë njerëz atje jashtë!”- dëgjohet të thotë gjithë pasion Meghan 11-vjeç.
Ndihemi më të frymëzuar. Po ju?
/Telegrafi/