Poezi nga: Henry Wadsworth Longfellow
Përktheu: Besnik Hamiti
Shkrepa nji shigjetë n’ajrí,
Ra në tokë, se ku nuk e dí;
Fluturoi me t’madhe shpëjtsí,
Syni m’e ndjekë s’pat mundsi.
Pëshpërita nji kangë n’ajrí,
Ra në tokë, se ku nuk e dí;
Kush âsht aq syshqipoj’,
Kangën m’e ndjekë tek fluturoj?
Pas nji kohe t’gjatë, në nji lis ngulun
E gjeta shigjetën, ende të papërkulun;
Fillim’e fun kangën qi iku,
E gjeta në zemrën e nji miku.
_______