Me të drejtë mund të thuhet se ky ka qenë një sezon për t’u harruar për Manchester Unitedin.
Një fushatë që filloi me një fitore kundër Leicester Cityt në Old Trafford dhe përfundoi me një hidhërim, duke u mposhtur në Teatrin e Ëndrrave kundër Cardiff Cityt.
Muaji dhjetor ishte konsideruar si më i keqi ndër vitet e fundit dhe kishte sjell ndryshime në shtabin teknik.
Ole Gunnar Solskjaer kishte marrë drejtimin e skuadrës angleze pas shkarkimit të trajnerit, Jose Mourinho.
Megjithatë, “Daily Mail” raporton sot se shifrat e bëjnë trajnerin norvegjez si ndër më të dobëtit që ka udhëhequr Djajtë e Kuq.
Madje, më keq se sa trajneri portugez që pas presionit të tifozëve të klubit u shkarkua gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Statistikat e fundit Mourinho e renditin si trajnerin e dytë më të suksesshëm të Manchesterit ndërsa Solskjaerin si të 23-tin.
Ndryshe, Sir Alex Ferguson është trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë United, me të cilin kanë fituar edhe titullin e fundit të Ligës Premier në vitin 2013 ndërsa në total ka fituar 13 tituj.
Statistikat:
1. Sir Alex Ferguson (1986-2013) – 59.67% të ndeshjeve i ka fituar
2. Jose Mourinho (2016-2018) – 58.33%
3. Ernest Mangnall (1903-1912) – 54.16%
4. David Moyes (2013-2014) – 52.94%
5. Louis van Gaal (2014-2016) – 52.43%
6. Matt Busby (1970-1971) – 52.38%
7. Matt Busby (1945-1969) – 50.45%
8. Ron Atkinson (1981-1986) – 50.00%
–
19. Wilf McGuinness (1969-1970) – 36.78%
20. Herbert Bamlett (1927-1931) – 31.15%
21. Lal Hilditch (1926-1927) – 30.30%
22. Jack Robson (1914-1921) – 29.50%
23. Ole Gunnar Solskjaer (2019- ) – 20.00%. /Telegrafi/