Telegrafi

Shifrat të pabesueshme të parave që fiton një skuadër si Bournemouth

Bournemouth do të fitojë 90 milionë euro për pjesëmarrjen në Ligën Premier dhe një shumë prej 130 milionë euro nga të drejtat televizive nëse nuk bien nga kategoria.

Por edhe nëse shkojnë në Championship (Ligën e dytë) vitin tjetër, ata do të përfitojnë 82 milionë euro.

Ngritja e “The Cherries” nga League 2 (Liga e katërt) në Ligën Premier është afërsisht si ajo e Swansea, dhe Bournemouth do të shpresojnë që loja e tyre me pasime të shpejta dhe të bukura do t’i përforcojë pozitat e tyre në elitën e futbollit anglez duke u kthyer në një klub jetëgjatë.

Marrëveshja për të drejtat televizive e sezonit të ardhshëm prej 7,7 miliard euro do t’i sigurojë edhe ekipeve të mesit të poshtëm të tabelës një shumë tepër të majme.

Bournemouth ishte tepër aktiv edhe gjatë afatit të janarit, teksa transferuan Benik Afobe dhe Lewis Grabban për 22 milionë euro duke përforcuar repartin e sulmit.

Dhe me milionat që do të vijnë në verë për sezonin tjetër, ekipi do të jetë në gjendje të investojë për të ‘betonuar’ vendin e tyre në Ligën Premier.