Telegrafi

Shifra alarmante të infektuarve në Serbi, 60 viktima të coronavirusit brenda 24 orëve

Sipas të dhënave zyrtare, 60 persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e coronavirusit në Serbi, pra numri i përgjithshëm i viktimave është 10.078, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Që nga përmbledhja e fundit e situatës në Serbi, 24,653 persona janë testuar për coronavirus, nga të cilët 7,111 janë pozitivë.

Në respiratorë janë 282 pacientë. Gjithsej 6781 persona u shtruan në spital, raporton n1.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1,155,756 raste të infektimit. Shkalla e vdekshmërisë është 0.87 për qind.

Deri në orën 15 të datës 02.11.2021, në Serbi janë testuar gjithsej 6.357.224 persona të cilët plotësonin kriteret për përcaktimin e rastit. /Telegrafi/