Telegrafi

Shfletuesi Skyfire edhe në iPad

Kërkesa për miratimin e këtij shfletuesi, e dorëzuar prej kompanisë Apple më 16 dhjetor, është pranuar për vetëm shtatë ditë, prandaj Skyfire për përdoruesit e iPad tani ofrohet me çmim prej 3.99 eurosh.

Ky version Skyfire ka lidhje me rrjetin për shoqërim online Facebook, i cili është lansuar me Skyfire 3.0 për sistemin operativ Android të kompanisë Google.

Versioni i ri i shfletuesit ofron edhe mundësinë e shikimit të video përmbajtjeve në Flash. /Telegrafi/