Site icon Telegrafi

Shfaqja “Të bardhët” vjen në Prizren për të shtruar pyetje të guximshme

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren këtë javë mirëpret shfaqjen mysafire “Të bardhët”, të autorit Steven Leigh Morris dhe në regji të Besim Ugzmajlit.

Ky produksion i Qendrës Multimedia shfaqet me datën 26 shkurt 2025 prej orës 20:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit të Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në këtë shfaqje luajnë aktorët: Shpëtim Selmani, Verona Koxha dhe Bujar Ahmeti.

Ndërkaq në përshkrimin e shkurtër të shfaqjes thuhet se kjo vepër shtron pyetje sfiduese mbi racizmin, raporton Telegrafi.

“Një satirë sociale që trajton çështje racore dhe gjinore përmes një produksioni teatror në Oklahoma. Regjisori i bardhë, Luis, përballet me dilemat e përfaqësimit dhe të trashëgimisë së tij artistike, ndërkohë që përballet me vdekjen e tij të pashmangshme. Një shfaqje që ngre pyetje sfiduese mbi racizmin, përfaqësimin dhe traditat teatrale, duke reflektuar edhe në realitetin tonë shoqëror”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version