Site icon Telegrafi

Shfaqja e teatrit të Mitrovicës do ta prezantojë Kosovën në festivalin e Egjiptit

Shfaqja e teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, “Një vrasje e vogël aksidentale”, do ta prezantojë Kosovën në festivalin ndërkombëtar të teatrit “Sharm El Sheikh International Theater Festival” në Egjipt.

Sipas njoftimit të teatrit, kjo do të ndodh nga 15 nëntori deri më 20 nëntor 2024, shkruan Telegrafi.

“Jemi të lumtur që Kosova do të prezantohet në mesin e shumë shteteve të botës në një nga festivalet më të mëdha në botë”, thuhet në njoftim.

Artistët që kontribuuan në këtë shfaqje janë: Irena Aliu, Qendresa Kajtazi, Fisnik Ademi, Snupa TC, Besmir Brahimi, Ardian Kavaja, Dita Statovci, Jean Pierre Martinez, Ardiana Mehmeti dhe Murat Kajtazi Leka. /Telegrafi/

Exit mobile version