Site icon Telegrafi

Shfaqen gjurmët e Kroacisë së vitit 1998, hera e parë që kalohet faza e grupeve prej asaj kohe!

Festa e kroatëve pas fitores ndaj Argjentinës (Getty Images)

Gjurmë nga gjenerata e artë e vitit 1998 pjesë e të cilës ishte Ardian Kozniku?

Lirisht mund të thuhet se Kroacia pati një prej paraqitjeve më të mira në histori të kombit.

Fitorja prej 3-0 përpos që deklasoi Argjentinën dhe e vuri buzë eliminimit një prej lojtarëve më të mirë që njeh historia e futbollit, si Lionel Messi, ka edhe simbolikë më të veçantë.

Kjo sepse Kroacia arriti kualifikimin nga faza e grupeve për herë të parë që prej vitit 1998, atëherë kur gjenerata e artë siguroi vendin e tretë në pjesëmarrjen debutueve në një Botëror.

Festë e kroatëve, Foto: Getty Images

Performanca ndaj Kroacisë rikthen gjurmët e atij ekipi legjendat, ashtu siç u deklasua atëherë 3-0 Gjermania në çerekfinalen e Botërorit, Franca 1998.

Ëndrrat janë të lejuara, sidomos për Kroacinë sa i përket këtij Botërori në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version