Site icon Telegrafi

Sherri te Spanja për gjuajtjen e penalltive, Costa kundër trajnerit Hierro

Spanja pësoi një humbje të papritur dhe u eliminua në botërorin që po mbahet në Rusia 2018.

Spanjollët pësuan humbje në saje të penalltive (4-3) kundër Rusisë, ku ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1-1.

Pas kësaj nuk munguan kritikat ndaj drejtuesve të federatës, ku fajtor për dështimin e spanjollëve është etiketuar dhe trajneri Fernando Hierro.

Në fakt, mediat po publikojnë video dhe imazhe gjatë ekzekutimit të penalltive teksa trajneri pyeste Koke nëse dëshironte të gjuante 11-metërshin dhe ai pranoi, duke lënë çuditërisht jashtë pesëshes Iscon.

Kjo ka bërë që të çuditej me këtë veprim Diego Costan, i cili nuk ishte i pajtim që një prej ekzekutuesve të penalltive të ishte mesfushori i Atletico Madridit.

Lexo po ashtu Më dobët se De Gea nuk ka bërë asnjë portier në Botëror që nga viti 1966

Kur futbollisti e humbi penalltinë, Costa u kthye nga trajneri duke e kritikuar hapur “A të thashë!” gjersa Hierro pohon me kokë “Po” duke lëvizur me kokë.

Ndryshe, për spanjollët përveç Cokes gaboi edhe sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas. /Telegrafi/

https://youtu.be/vf8ZmZXHFA8?t=2

Exit mobile version