Site icon Telegrafi

Shërohen 9 punëtorët e KEK-ut që ishin prekur me COVID-19, 4 të tjerë në gjendje të mirë shëndetësore

Në Korporatën Energjetike të Kosovës në fillim të këtij muaji kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nëntë punëtorë, të cilët tashmë janë shëruar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të KEK-ut ku po ashtu thuhet se edhe katër punëtorë të tjerë që kanë rezultuar pozitiv javën e fundit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

KEK-u po ashtu njofton se gjithsej janë 13 persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në këtë ndërmarrje, ndërsa në vetë izolim deri më tani kanë qenë 104 punëtor.

“Na lejoni të ju njoftojmë se nga fillimi i këtij muaji e deri me sot në KEK kemi pasur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nëntë (9)  janë shëruar. Në vetë izolim, kanë qenë njëqind e katër (104) punëtor, gjashtëdhjetë e katër (64) prej tyre  e kanë përfunduar vetë izolimin prej 14 ditësh dhe  janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus. Në këtë drejtim, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 4 kolegët tanë që janë akoma aktiv me këtë virus duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Në këtë komunikatë po ashtu thuhet se në vazhdën e masave mbrojtëse dhe në respektim të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, Komiteti i sigurisë dhe KE pas analizimit të situatës ka vendosur të rikthej orarin e punës në 12 orë, hap ky që ka shmangur në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version