Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375; 044 180 052
Pikërisht për këtë shkak gjithnjë e më tepër njerëzit në gjithë botën për shërimin e lëndimeve sportive orientohen te kiropraktika.
Pa marrë parasysh se a jeni sportistë profesionistë apo amatorë që merreni me sport rekreativ, lëndimet janë shumë e vështirë të shmangen, ndërkaq ne sot po ju tregojnë për lidhjen midis kirporaktikës dhe shërimit të lëndimeve sportive.
Kiropraktika është shërimi i lëndimeve të cilat nuk përfshijnë barna as ndërmarrje kirurgjikale, por fokusohet në rolin e boshtit kurrizor dhe të sistemit qendror nervor. Është plotësisht joinvaziv dhe posaçërisht bazohet në preventivë.
Një numër i madh i lëndimeve sportive është i lidhur me përsëritjen e lëvizjeve, sepse pothuajse të gjitha sportet i kanë. Nga ana tjetër, shumica e sporteve nënkuptojnë edhe ushtrime fizike si p.sh. vrapimi, ushtrime të muskujve të barkut dhe pompat.
Këto lëvizje të cilat përsëriten shpesh rezultojnë me lëvizje të kufizuara apo me dhembje, inflamacione si edhe me probleme të shkaktuara me grumbullimin e kalciumit dhe me formimin e plagëve në inde.
Më së shpeshti lëndimet e shkaktuara me përsëritjen e lëvizjeve përfshijnë supet, bërrylat, duart, nyjat, gjunjët dhe shputat.
Kiropraktikuesit lëndimet e këtilla i sanojnë me terapi e cila përfshin mobilizimin e nyjave të cilat shpesh kthejnë mundësinë normale të lëvizjeve, zvogëlojnë dëmtimin e indeve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë në mënyrë preventive ndaj lëndimeve të ardhshme.
Meqenëse aktivitetet sportive gjithashtu përfshijnë edhe rrëzimet, kjo mund të shkaktojë lëndimet e kurrizit dhe të strukturave të tjera të skeletit.
Me kiropraktikë sistemi skeletor sanohet me ndihmën e teknikave të ndryshme. Me përshtatjen e drejtë ndihmohet të vendoset balanca e boshtit kurrizor, gjë që ndihmon në lirimin e presonit në nerva, muskuj, tejza dhe ligamente.
Edhe në këtë rast me kiropraktikë jo vetëm që shërohen lëndimet e ndodhura, por edhe zvogëlohet rreziku edhe nga përsëritja e tyre.
Shumica e sportistëve nuk kanë njohuri lidhur me kiropraktikën, zakonisht nuk dinë se çka mund të presin nga shkuarja te kiropraktikuesi.
Kontrollimet fillojnë si edhe te cilido mjek tjetër, kiropraktikuesi kontrollon pacientin dhe cakton diagnozën, pas së cilës e përcakton terapinë dhe prognozën. /Telegrafi/