Telegrafi

Shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në Gjilan bëhet me ambulancë të re

Shërbimi i Urgjencës i Qendrës Kryesore Familjare në Gjilan, bëhet edhe me një ambulanc të re.

Në pranim-dorëzimin e saj, ishte edhe i pari i komunës, Alban Hyseni bashkë me u.d të drejtorit të QKMF-së, Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor të Shërbimit Urgjent.

Hyseni, tha se nga një që ishte, po bëhen katër auto-ambulanca.

Ai theksoi se auto-ambulanca e re me ka vlerën rreth 60 mijë euro.

“Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/