Site icon Telegrafi

Shërbimi i ujit të pijes përmes cisternave në veri të Mitrovicës do të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme

Pamje të cisternave të ujit

Shërbimi me ujë të pijes përmes cisternave, në lagjet e Mitrovicës Veriore, do të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.

Komuna e Mitrovicës Veriore ka thënë se kjo po bëhet në mënyrë që të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e këtyre zonave, shkruan Telegrafi.

“Aktualisht, për shkak të problemeve të furnizimit me ujë në Mitrovicën veriore, autoritetet lokale kanë njoftuar se do të vazhdohet ofrimi i shërbimit për qytetarët me cisterna uji. Ky shërbim pritet të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, në mënyrë që të lehtësohet mungesa e ujit dhe të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e zonave më të prekura”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se qytetarët mund të telefonojnë në numrin 046-755-721 për t’u informuar mbi oraret dhe lokacionet ku do të vendosen këto cisterna.

“Për më shumë detaje mbi oraret dhe zonat specifike që do të shërbehen, qytetarët mund të ndjekin njoftimet e institucioneve lokale ose të kontaktojnë në numërin e telefonit 046-755-721”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version