Telegrafi

Shënuan të dy het-trik, Vardy e Perez në histori të Ligës Premier duke barazuar dyshen e Arsenalit

Jamie Vardy e Ayoze Perez . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Leicester City ka fituar si mysafir i Southamphton me rezultat të thellë 9-0.

Në këtë ndeshje shkëlqyen dyshja Ayoze Perez dhe Jamie Vardy, ku të dy shënuan nga tre gola.

Perez e kompletoi het-trikun, në minutat 19’, 39’ dhe 57’. Në anën tjetër Jamie Vardy, realizoi në minutat 45’, 58’ dhe nga penalltia në minutën e 92-të.

Sipas faqes për statistika, ‘OptaJoe’, dyshja e Leicester City u bën vetëm të dytit në histori të Ligës Premier arrijnë të shënojnë het-trik në një ndeshje.

Jamie Vardy me Youri Tielemans e Ayoze Perez . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Këtë e kishin bërë viti më parë, më 2003 dyshja e Arsenalit, Jermaine Pennant dhe Robert Pires, pikërisht ndaj Southampohton me rezultat 6-1.

 

Me këto tre gola Vardy ka kaluar në krye të renditjes së top shënuesve me nëntë gola. /Telegrafi/