Site icon Telegrafi

Shënon Xherdan Shaqiri, Zvicra barazon shifrat

Zvicra ka barazuar shifrat ndaj Spanjës (1-1) me golin e Xherdan Shaqirit.

Spanja e kishte mbyllur pjesë e parë në epërsi me autogolin e Denis Zakaria.

Në pjesën e dytë Zvicra u mobilizua dhe filloi me aksione drejt portës së Spanjës.

U desh të pritej minuta e 68-të që Zvicra ta barazojë rezultatin.

Një gabim në mbrojtjen spanjolle u shfrytëzua në maksimum, pasi Remo Freuler pasoi te Xherdan Shaqiri i cili gjeti rrjetën për 1-1.

https://twitter.com/fangazzetta/status/1411013494531629062

Ky ishte goli i tretë i Xherdanit në këtë kampionat.

Kanë mbetur edhe 20 minuta deri në fund, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren. /Telegrafi/

Exit mobile version