Një gjë e pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit anglez.
Burnley ishte nikoqir i Fulhamit, në një ndeshje ku pikët për të dyja skuadrat ishin tejet të rëndësishme shkaku i pozitës së rëndë në tabelë.
Fulham kaluan të parët në epërsi, kur sulmuesi gjerman Andre Schurrle realizoi një gol spektakolar.
Skuadra londineze luajti shumë më mirë dhe dominonte ndeshjen duke tentuar të shënonte edhe gola të tjerë.
Por çudia ka ardhur nga vendasit të cilët kanë arritur të barazojnë dhe të dalin në epërsi 2-1 falë dy autogolave nga mysafirët.
Fillimisht shënoi mbrojtësi i majtë Bryan, ku devijoi goditjen nga Hendrick për tu barazuar rezultati në 1-1 në minutën e 20-të.
Vetëm tre minuta më vonë, vendasit shënojnë përsëri një gol dhe përsëri falë mbrojtësve të Fulhamit.
Qendërmbrojtësi Denis Odoi në tentim për ta larguar topin me kokë e dërgoi atë në rrjetë.
Fulham shënoi tre gola, por në fund pësoi humbje në një ndeshje ku Burnley nuk kishte asnjë goditje brenda portës.
E çuditshme ajo që ka ndodhur në ‘Turf Moor Stadium’, por kjo ndeshje tani është bërë më e përfolura në botë, pasi nuk ndodh shpesh që një skuadër të shënoj tre gola dhe në fund mos ta fitojë ndeshjen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_4LJYSJpwmY