Telegrafi

Shënojnë Ejupi dhe Grezda, shqiptarët i japin fitoren Osijekut (Video)

Skuadra kroate, Osijek e ka nisur mbarë aventurën në Ligën e Evropës.

Ballkanasit u përballen me gjigantin zviceran Luzern në ndeshjen e parë duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0.

Në fakt kjo ishte përballje e shqiptarëve, pasi Muzafer Ejupi dhe Eros Grezda ishin tek Osijek ndërsa Hekuran Kryeziu dhe Dren Feka tek Luzerni.

Pas pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, pjesën e dytë më mirë e nisën kroatët.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Ejupi që shënoi golin e epërsisë në minutën e 66-të.

Ndërkohë mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda realizoi golin e dytë 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Osijek llogaritet favorit për të kaluar në raundin e tretë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/