Site icon Telegrafi

Shënoi tre gola kundër Skocisë, Drilon Maxharraj flet për suksesin e tij dhe të Kosovës

Kosova në futsall ka realizuar fitoren e dytë në kuadër të Grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës 2024.

Drilon Maxharraj ishte protagonisti kryesor i kësaj ndeshje me tre gola të shënuar.

Ai është shfaqur i kënaqur që ka shënuar tre gola, por edhe që e ka ndihmuar Kosovën për kualifikim.

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe me kualifikimin që kemi arritur. Po ashtu, ndjehem mirë që e dhashë kontributin tim me tre gola në këtë ndeshje, të cilët ua dedikoj tifozëve tanë Dardanët”.

Lexo po ashtu Kosova fiton edhe ndaj Skocisë në fusall, kualifikohet në fazën e ardhshme

“Tani kundër Armenisë presim një lojë të fortë. Normalisht se do të luajmë pa stres dhe shpresoj se do të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe ta mbyllim këtë fazë në pozitën e parë në grup”, ka thënë Maxharraj pas ndeshjes.

Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij rrethi kualifikues Kosova e zhvillon, të hënën, kundër Armenisë. /Telegrafi/

Exit mobile version