Telegrafi

Shënoi pas rikthimit të topit nga shtylla, anulimi i penalltisë së Havertz ka hutuar tifozët

Kai Havertz ishte sërish në qendër të një vendimi interesant mbi penalltitë, pasi sulmuesi goditi shtyllën gjatë miqësores së Gjermanisë të shtunën mbrëma dhe ka topi i kthyer shënoi, por që goli iu anulua.

Duket se Havertz dhe penalltitë nuk kanë marrëdhënien më të mirë, edhe nëse sulmuesi vazhdon të jetë lojtari i caktuar për të gjuajtur për klubin dhe vendin.

23-vjeçari ishte në mes të disa polemikave në fillim të muajit, pasi Chelsea mundi Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Havertz goditi shtyllën me goditjen e tij pika në atë ndeshje, por ajo u urdhërua të ri-përsëritej nga gjyqtari, pas cenimit nga një mbrojtës i skuadrës gjermane.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse penalltia e diskutueshme e Chelseat kundër Dortmund u përsërit në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve

Jude Bellingham nuk ishte i lumtur që penalltia u ripërsërit, me Havertz që shënoi në tentativën e dytë dhe eliminoi Dortmundin.

Të shtunën mbrëma, 23-vjeçari u rikthye të gjuaj penallti, këtë herë për Gjermaninë në fitoren 2-0 ndaj Perusë dhe sërish gjërat nuk shkuan sipas planit.

 

Ai e goditi edhe një herë shtyllën, para se topi të rikthej dhe ta dërgonte në rrjetë, por me gjyqtarin që anuloi me të drejtë golin.

“Goditësi nuk duhet të luajë përsëri topin derisa ai të ketë prekur një lojtar tjetër”, thuhet në rregullin që Havertz e dinte pasi nuk reagoi fare, por qartësisht nuk ishte rasti që të gjithë tifozët ta dinin.

“Unë kam shikuar futboll për më shumë se 40 vjet dhe kjo është hera e parë që e shoh këtë të ndodhë”, shkroi një tifoz, ndërsa një tjetër shtoi: “Nuk ka ri-goditje?”.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë rregull” dhe “Unë nuk e kuptoj atë, por në rregull”, shkruhej në disa postime tjera. /Telegrafi/