Lucas Ocampos e ka turpëruar njërin nga portierët më të mirë në histori të futbollit.
Argjentinasi ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur nga penalltia për epërsinë e Sevillës.
Ajo që bëri bujë të madhe ishte se Ocampos gjatë ekzekutimit të penalltisë nuk shikoi fare dhe e mposhti portierin Neuer.
Kjo ka bërë që goli i sulmuesit të Sevillës të bëhet viral në rrjetet sociale.
Gjithsesi dy skuadrat kanë shkuar në lojën shtesë në kuadër të Superkupës së Evropës, pasi 90 minutat e rregullt përfunduan pa fitues 1-1. /Telegrafi/
Ocampos No look penalty 🔥🔥pic.twitter.com/ISwpdjsjvB
— Utd Interest (@Utdlnterest) September 24, 2020