Armando Broja ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol fantastik në përballjen e skuadrës së tij Southampton në udhëtim te Crystal Palace 2-2.
Broja realizoi në minutën e 36-të me një goditje të fuqishme nga distanca për t’i dhënë epërsinë e përkohshme Southamptonit 1-2.
Reprezentuesi i Shqipërisë bëri një ndeshje të madhe, teksa qëndroi në fushë për 70 minuta.
Pas ndeshjes ai është vlerësuar si lojtari më i mirë i këtij takimit nga tifozët e Southampton.
Klubi anglez ka publikuar rezultatet në Twitter, ku Broja ka marrë 48,5 për qind të votave, duke mposhtur në konkurrencë James Ward-Prowse me 25,1 për qind si dhe dyshen Nathan Tella me 20,4 për qind dhe Kyle Walker-Peters me gjashtë për qind. /Telegrafi/
Leading the line 👊
Your @Sportsbetio Player of the Match: @armandobroja9 🏅 pic.twitter.com/Lzl3tAuR6U
— Southam(P)ton FC (@SouthamptonFC) December 16, 2021