Roma është duke e zhvilluar ndeshjen e fundit në kuadër të grupit A në Ligën e Evropës.
Giallorosët janë duke luajtur në udhëtim te CSKA Sofja, teksa trajneri Paulo Fonseca për këtë takim i ka dhënë hapësira disa futbollistëve nga akademia e klubit.
Tommaso Milanese konsiderohet si njëri nga lojtarët më të talentuar të Romës, dhe talenti italian tanimë ka gjetur golin e parë me ekipin e parë.
Mesfushori 18-vjeçar ka shënuar një gol të bukur për të barazuar përkohësisht shifrat 1-1 ndaj CSKA-së, por ai është bërë viral në rrjetet sociale.
Italiani i ri nuk i ka besuar syve që ka shënuar golin e parë, teksa festa e tij është shpërndarë gjithkah nëpër rrjetet sociale.
Milanese ka kapur kokën me dy duart duke mos besuar se gjeti rrjetën, ndërsa nuk mundi t’i mbajë as lotët në këtë ditë të veçantë për të.
Lojtari është njëri nga më të mirët tek të rinjtë e Romës, teksa ditë më parë drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se janë duke i bërë gati një kontratë afatgjate Milaneses.
Sigurisht që goli ndaj CSKA Sofjes do të jetë një bonus për lojtarin. /Telegrafi/
Tommaso Milanese 22′#CSKARoma CSKA Sofia 1-1* Romapic.twitter.com/nDwntEorVD
— noobfcb (@noob_fcb) December 10, 2020
https://mobile.twitter.com/goal4336/status/1337100378668740609