Roma duket se do të futet fuqishëm në tregun e transferimeve.
Skuadra nga kryeqyteti italian ka dështuar për të mbetur në luftë për trofe këtë edicion.
Kësisoj në Romë janë paralajmëruar ndryshimet e mëdha për tu ndërtuar një skuadër konkurruese.
Emri i ri për repartin e mesfushës është ai i mesfushorit kilian Erick Pulgar.
Mesfushori i Bolognës ka zhvilluar ndeshje tejet të mira këtë edicion, ndërsa një javë më parë i shënoi një gol të bukur pikërisht Romës.
Tuttomercatoweb ka njoftuar se Giallorosët kanë zhvilluar kontaktet e para me Bolognën për mesfushorin.
Roma po synon transferimin e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2019.
Bologna i ka ofruar marrëveshje të re, por Pulgar po pret një ofertë nga një klub më i madh.
Kësisoj largimi i tij nga Bologna pritet të bëhet për një shumë rreth shtatë milionë euro.
24-vjeçari ka shënuar tre gola këtë edicion në Serie A dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/