Telegrafi

Shënohet goli më i shpejtë në këtë Kampionat Evropian – Danimarka gjen golin pas 99 sekondash

Danimarka e ka nisur mirë takimin ndaj Belgjikës, duke shënuar që në minutën e dytë.

Ishte Yussuf Poulsen që gjeti golin i cili pas një gabimi në mbrojtjen belge, gjë që u shfrytëzua nga danezët (1-0).

Tani me këtë gol, Danimarka po avancon ndaj Belgjikës në kuadër të Grupit B në “Euro 2020”.

Goli i Polusen pas 99 sekondash ishte me i shpejti në këtë Kampionat Evropian, ndërsa i dyti në histori të këtyre garave.

Dmitry Kirichenko në ndeshjen Rusi – Greqi në EURO 2004 kishte shënuar pas 65 sekondash.

Danimarka po luaj më mirë në këtë fillim të ndeshjes. /Telegrafi/