Telegrafi

Shënohet goli më i shpejtë në histori të Ligës Premier – sulmuesit Shane iu deshën vetëm shtatë sekonda ta tund rrjetën

Sulmuesi i Southamptonit, Shane Long, e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Ligës Premier.

Atij iu deshën vetëm shtatë sekonda që të shënojë ndaj Watfordit.

Watford e nisën lojën, por Long vodhi topin nga Craig Cathcart dhe shënoi në portën e Ben Fosterit.

Ai e ka thyer rekordin e mbrojtësit të Tottenhamit, Ledley King, që kishte shënuar pas dhjetë sekonda ndaj Bradfordit në vitin 2000.

Edhe Alan Shearer kishte shënuar pas dhjetë sekondash për Newcastle kundër Manchester City në vitin 2003. /Telegrafi/