Telegrafi

Shënohet autogol qesharak në Ligën Premier (Video)

Është shënuar një autogol qesharak në ndeshjen e sotme ndaj Hull City dhe Everton.

Ndeshja në mes të Hull Cityt dhe Evertonin na ka sjell një episod interesant, po aq edhe qesharak.

Kjo pasi, portieri vendas, David Marshall, në tentim për të larguar topin e harkuar nga goditja e këndit, e ka futur atë në golin e tij.

Lexo po ashtu Në stadiumin e Leicesterit “mbijnë” 30 mijë Jamie Vardy (Video)

Goli i Marshallit erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë dhe i ndihmoi Evertonit të barazoj rezultatin, pasi deri atëherë ishte 1-0.

Ndeshja në fund përfundoi me barazimin 2-2. /Telegrafi/