Olympique Marseille ka fituar me spektakël ndeshjen hapëse të javës së 24-të në Ligue 1.
Skuadra e famshme franceze kishte përballë ekipin e fundit në tabelë Metz të cilën e mposhti me lehtësi.
Plot nëntë gola u shënuan në këtë sfidë duke i dhuruar spektakël tifozëve të pranishëm në stadium.
Marseille triumfoi në fund me rezultat 6-3 duke e rimarrë pozitën e dytë në tabelë.
Sulmuesi i talentuar Florian Thauvin realizoi het-trick në këtë takim ndërsa me Sanson, Germain dhe Mitroglou kontribuuan me nga një gol tjetër.
Tek mysafirët u paraqit në fushë në pjesën e dytë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.
Balliu u fut në fushë në minutën e 64-të, ndërsa asistoi në golin e tretë të Metzit.
Gjithsesi as asistimi i Balliut nuk i ndihmoi Metzit të largohet me ndonjë pikë nga ‘Stade Veledrome’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kMcXboMAcoA