Shumica prej nesh kanë tendenca të besojnë se lidhjet e reja mund t’i shërojnë nga vetmia dhe nga dhimbjet e ndarjes së lidhjes së kaluar
Sidoqoftë, psikologët janë të sigurt se ne duhet të kemi shumë kujdes para se të fillojmë gjithçka nga fillimi me një person të ri dhe këtë duhet ta bëjmë vetëm pasi të ketë kaluar pak kohë.
Këto janë shenjat që duhet t’i keni parasysh para se të futeni në një lidhje të re:
E kaluara juaj nuk shkakton emocione negative
Frika që e keni pasur kur e keni takuar ish- partnerin ka kaluar – ato ndjenja nervoze nuk janë më aty dhe zemërimi që e keni ndjerë është larguar.
Të kaluarën tani e shihni me ngrohtësi dhe mirënjohje sepse ju ka dhuruar shumë gjëra të mira.
Të gjitha këto shenja nënkuptojnë se e keni kaluar atë fazë dhe tani mund të fokusoheni në të ardhmen dhe krijimin e lidhjeve të reja, transmeton Telegrafi.
Nuk jeni e frikësuar nga vetmia
Sado paradoksale që mund të tingëllojë, asnjëherë nuk jeni më e gatshme për lidhje të reja sesa në momentin kur nuk jeni e gatshme fare për to.
Krejt kjo për shkak se në këto faza nuk ndiheni e mërzitur që jeni beqare, nuk qëndroni e ulur në shtëpi duke pritur dashurinë, nuk e kontrolloni celularin për mesazhe të reja aty-këtu. Në vend të kësaj, ju e mbushni jetën me diçka më interesante për ju.
Jo vetëm se jeni e gatshme të pranoni dashuri, por edhe të dhuroni
Të gjithë atë ngrohtësi e dashuri që e keni akumuluar gjatë kësaj kohe jeni e gatshme t’ia dhuroni një personi të veçantë. /Telegrafi/